Dueli ndaj Dominic Bosel është mundësia e fundit për Robin Krasniqin që të fitojë titull?

Dueli ndaj Dominic Bosel është mundësia e fundit për Robin Krasniqin që të fitojë titull?

Nesër, e shtunë, në Magdenburg të Gjermanisë, Robin Krasniqi, do të ndeshet me Dominic Bosel, për të synuar titujt e WBA dhe IDO, njofton Insajderi.

Për Krasniqin i cili i ka humbur dy mundësitë e mëparshme për tu bërë kampion kjo parashikohet të jetë “tiketa” e fundit e karrierës dhe mundësia e fundit për të mbajtur një titull mbi supe.

Kundërshtari i Krasniqit, Bösel aktualisht është kampion në WBA dhe IBO teksa ka edhe rekord fantastik prej 30 fitore dhe vetëm një humbje, kundrejt Krasniqit, që në karrierën e tij ka zhvilluar 56 meçe, prej të cilave 50 i ka fituar dhe 6 i ka humbur.

Ndeshja parashikohet të jetë e zjarrtë dhe e barabartë, por favorit i lehtë sipas “betmakers” është Kampioni aktual, Dominic Bösel edhe pse përvoja është në anën e junikasit./Insajderi.com.