Dueli për ‘jetë a vdekje’ për Solskajer, Leipzig vs Man. United – formacionet zyrtare

Dueli për ‘jetë a vdekje’ për Solskajer, Leipzig vs Man. United – formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:00, fillon ndeshja më interesante e të martës mbrëma në Ligën e Kampionëve, pasi RB Leipzig pret në “Redbull Arena” mysafirët nga Manchester-i, ekipin e United, njofton Insajderi.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e fundit në grupin H, ku deri në fund të ndeshjeve në këtë grup, nuk dihet se cilat ekipe do të vazhdojnë ëndrrën e tyre në Champions, pasi tri skuadra kanë nga nëntë pikë, United, PSG dhe Leipzig.

Ndeshjen e parë mes këtyre ekipeve të zhvilluar në “Old Trafford”, e kanë fituar anglezët me poker golash, 5:0.

Gjermanët e Leipzig në këtë takim janë të hendikepuar me mungesat e lojtarëve si Upamecano, Hartmann, Henrich, Klostermann, Kevin Laimer, Hwang Hee-Chan dhe Samardzic, ndërsa anglezët për këtë sfidë nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Cavani-t, Martial dhe Fred.

Nagelsmann do të startojë ndeshjen me formacionin 4-3-3, ndërsa norvegjezi Solskjaer me 3-4-1-2.

 RB Leipzig: Gulacsi, Mukiele, Konate, Orban, Angelino, Sabitzer, Haidara, Kampl, Nkunku, Forsberg, Olmo.

 Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Rashford, Greenwood, Fernandes, Shaw, Telles, Wan-Bissaka, Matic McTominay. /Insajderi.com