Islanda, ekipi kombëtar i futbollit, është në krizë për rezultate, njofton Insajderi.
Që nga ndeshja me Shqipërinë, ku islandezët humbën me rezultat 4:2, kjo kombëtare ka arritur të shënoi vetëm dy fitore në shtatë takimet e fundit. Këto fitore kanë ardhur ndaj kundërshatrëve si Andora dhe Moldavia.
Kulmin e arritjes futbollistike, kjo kombëtare e kishte me pjesëmarrjen në evropianin e Francës në vitin 2016, ndërsa nuk mungoi as pjesëmarrja e tyre në botërorin “Russia 2018”, ku arritën të shfaqin lojëra të bukura.
Këto suksese të kombëtares islandeze kanë filluar të mungojnë kohët e fundit, dhe kjo gjë ka filluar t’i shqetësojë drejtuesit islandezë.
Tekniku islandez, Erik Hamren, ka reaguar në lidhje me gjendjen momentale të kombëtares së tij.
“Ky është fundi i ciklit tonë. Ky është fundi i grupit tonë. Ky nuk është më sekret tani, nuk është as turp. Ishte një brez i jashtëzakonshëm, ishim me fat që e mbajtëm ekipin e bashkuar për vite me radhë. Për disa nga kjo gjeneratë tani do të hedhin vallen e fundit. Detyra jonë është që të sigurohemi të mos bëhemi si Greqia. Grekët ishin kampionë të Evropës dhe pastaj ranë si një yll që u godit në vendin që nuk e di se ku kanë shkuar në renditje”, tha tekniku islandez. /Insajderi.com