“Ajo që më shqetëson" />

Duka: I trembem huliganizmit të tifozerisë

Duka: I trembem huliganizmit të tifozerisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e shqetësojnë tifozeritë huligane në mbështetje të kombëtares shqiptare.

“Ajo që më shqetëson më shumë është se nëse fenomene të tilla do të trashen dhe të arrijmë deri tek ajo që ndodhi në Beograd. Kemi shumë vende në Europën Lindore që tifozeritë degjenerojnë dhe përdoren edhe për qëllime të tjera, jo vetëm sportive”, tha ai.

Për të shmangur këtë ai bëri thirrje që të bëhen bashkë kundër dhunës si media, shoqëria ashtu edhe FSHF.

Duka është mes 13 kandidatëve për 8 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Por sa e dëmton kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë europiane të futbollit ndodhia e Palermos?

“Sigurisht që nuk është një promocion pozitiv kjo që ndodhi”, thotë ai. 

Kombëtarja shqiptare humbi 2-0 ndeshjen e së premtës ndaj Italisë në Palermo. /Insajderi.com