
Dukagjini ka arritur marrëveshje për transferimin e Jean Cariocan, shkruan Insajderi.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të njohur i cili tash e tre vite luan te Feronikeli.
Lajmi është konfirmuar nga burime të “Zëri.info”.
33-vjeçari ka përvojë të madhe pasi më parë ishte pjesë e skuadrave se Tigres do Brasil, CRB, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta dhe shumë skuadra tjera, për tu transferuar pastaj te Feronikeli në vitin 2018.
Ndërsa, ekipi nga Klina edicionin e kaluar ishte finaliste e Kupës së Kosovës ku u mposht nga Llapi.
Por, përkundër kësaj, ata siguruan një “biletë” për Superligën e Kosovës./insajderi.com