Dukagjini fiton ndaj Trepçës ’89, siguron inkuadrimin në SuperLigë

Dukagjini fiton ndaj Trepçës ’89, siguron inkuadrimin në SuperLigë

Dukagjini ka arritur të fitoj ndeshjen e barazhit kundër Trepçës ’89 përmes penalltive, pasi koha e rregullt e takimit kishe përfunduar me rezultat të barabartë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka dhuruar shumë emocione dhe ishte tepër luftarake.

Pjesa e parë e ndeshjes u takoi mitrovicasve, të cilët patën më shumë raste për gol, ku edhe arritën të shënonin një herë përmes Arbnor Mujës në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Klina, arriti të kthehej në lojë, ku edhe arritën të shënonin në minutën e 52-të përmes Altin Merlakut.

Deri në fund të ndeshjes pati raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat, por shifrat qëndruan të njëjta.

Vazhdimet nuk është se sollen shumë raste, pasi të dyja ekipet nuk dëshironin të rrezikonin që pastaj të penalizoheshin për shkak të gabimeve eventuale të tyre.

Në penallti skuadra e Armend Dallkut u treguan më të saktë, ku edhe arritën të fitonin takimin dhe të siguronin pjesmarrjen në SuperLigën e Kosovës edicionin e ardhshëm. /Insajderi.com