Dukagjini po vazhdon me përforcimet e radhës gjatë kësaj merkato, shkruan Insajderi.
Ata kanë transferuar edhe brazilianin, Jean Carioca da Silva.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetiti social “Facebook”.
Carioca vjen nga klubi i Feronikelit ku u aktivizua për tre vite.
33-vjeçari ka një bagazh të madh në futbollin brazilian, ku është aktivizuar për disa klube të ndryshme, derisa ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është shpallur fitues i Kupës me klubin e Kuksit dhe ka pasur paraqitje në garat evropiane me ta./Insajderi.com