
KF Dukagjini ka kompletuar transferimin e Henry Chibuezes, shkruan Insajderi.
Lajmin për transferimin e nigerianit e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
Chibueze te Dukagjini transferohet nga skuadra e Vllaznimit.
29-vjeçari më parë ishte aktivizuar edhe për disa skuadra tjera nga Superliga e Kosovës si: Liria dhe Trepça ’89, klub në të cilin kishte luajtur edhe për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Klina i ka uruar mirëseardhje dhe suksese Chibuezit me fanellën e klubit./Insajderi.com