
KF Dukagjini po vazhdon me përforcimin e skuadrës për edicionin e ri të Superligës, shkruan Insajderi.
Ata së fundmi kanë transferuar futbollistin nga Giunea, Moriba Tokpa Lamah.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
Lamah është sulmues dhe vjen nga grup-moshat e Denizlispor U19.
20-vjeçari gjatë vitit 2020, ka arritur të realizoi nëntë gola në 24 paraqitje për grup-moshat U19./Insajderi.com