Dy boksierët të cilët refuzuan Kosovën dënohen nga Federata e Boksit

Dy boksierët të cilët refuzuan Kosovën dënohen nga Federata e Boksit

Federata e Boksit të Kosovës ka dënuar dy boksierët e njohur Violant Sylejmani nga klubi i boksit Drita nga Gjilani dhe Dielli Vranoci nga klubi i boksit Peja me gjashtë muaj ndalim të boksitit në Kosovë dhe në garat ndërkombëtare.

Sipas zyrës së FBOXK-së, arsyeja ka qenë se ata refuzuan të boksojnë për kombëtaren e Kosovës në turneun ‘Pavarësia’ për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës, merr vendim në bazë të procedurave disiplinore kundër boksierëve Vioolant Sylejmani dhe Dielli Vranoci për kundërvajtje Neni 53. Violanat Sylejmani e Dielli Vranoci u dënuan me gjashtë muaj ndalimi të boksimit në Kosovë dhe në garat ndërkombëtare. Të lartpërmendurit janë dënuar për arsye të refuzimit që të boksojnë në turneun ‘Pavarësia’ edhe pse kanë kryer kontrollimin mjekësor dhe peshimin zyrtar”, njofton FboxK.