Dy burra arrestohen për dhunimin dhe vrasjen e 13 vjeçares në Indi

Dy burra arrestohen për dhunimin dhe vrasjen e 13 vjeçares në Indi

Trupi i saj u gjet në një fushë sheqerit në Uttar Pradesh state, sipas raportimeve të policisë gjatë të shtunës. Dy fqinjë në fshat janë arrestuar.

Policia ka mohuar fjalët e babait të saj, sipas të cilave sytë e vajzës janë nxjerrë jashtë dhe gjuha i është këputur, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Dhunimi dhe dhuna seksuale kanë qenë prej vitit 2012 në qendër të vëmendjes në Indi. Në këtë kohë ndodhi një abuzim në grup, i një gruaje të re, në autobusin e kryeqytetit në Delhi.

Sulmi ka nxitur protesta të mëdha dhe ndryshime në ligjet për dhunën seksuale të vendit.

Sipas statistikave të fundit, çdo e katërta viktimë e dhunës në Indi është fëmijë. Në shumicën e rasteve, viktimat e njohin dhunuesin.

Incidenti i fundit ndodhi të premten në fshatin Pakaria në Lakhimpur Kheri, tha policia.

Familja u nis të kërkonte vajzën pasi ajo nuk u kthye kur shkoi të kërkonte një tualet në fushë. Ata thanë që e gjetën trupin e saj të gjymtuar.

Por nga ekzaminimi post-mortem, u konkludua që ajo kishte vdekur nga ngulfatja pas dhunimit, por nuk ishte gjymtuar.

“Kishte gërvishtje afër syve, me siguri për shkak të gjetheve të kallam sheqerit në fushën ku u gjet trupi,” tha zëdhënsja e policisë Satendra Kumar.

Ky rast ndodhi pak muaj pasi një vajzë 6 vjeçare u sulmua para shtëpisë së saj në Madhya Pradesh dhe u dhunua. Sulmusi tentoi të i shkaktojë plagë në sy, si mënyrë për të mos u identifikuar prej saj.

Ndërsa në shkurt, një burrë 25 vjeçar u arrestua për dhunim të një 5 vjeçareje./Insajderi.com