Dy diplomatë rusë u dëbuan nga Gjermania për shkak të rastit të vrasjes së një gjeorgjiani

Prokuroria federale gjermane, e ngarkuar për çështje të spiunazhit, ka kumtuar se po ndërmerr hetimet për vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin pasi dëshmitë tregojnë në përzierje të pushtetit rus apo çeçen.

Dy diplomatë rusë u dëbuan nga Gjermania për shkak të rastit të vrasjes së një gjeorgjiani

Ministria e Jashtme gjermane tha në një deklaratë të mërkurën se dy punonjës të ambasadës Ruse në Berlin u shpallën “persona të padëshiruar në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.”

Zelimkhan Khangoshvili, 40 vjeç, i cili më parë kishte luftuar së bashku me separatistët në rajonin rus të Çeçenisë, u qëllua dy herë në kokë në parkun Kleiner Tiergarten më 23 gusht.

Një shtetas rus i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

“Me këtë hap Qeveria Federale reagon ndaj faktit se autoritetet ruse, megjithë kërkesat e përsëritura në rangjet e larta dhe kërkesave këmbëngulëve nuk morën pjesë sa duhet në hetimin e vrasjes,” thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Rusisë u përgjigj ashpër ndaj lajmit, duke thënë se dëbimet ishin “të pabaza dhe jo miqësore”. Ministria tha se Moska “do të duhet të ndërmarrë një sërë masash si përgjigje”.

Mediat gjermane dhe ndërkombëtare raportuan në fillim të kësaj jave se prokurorët do ta merrnin në dorë çështjen pasi kishin mbledhur prova se pas vrasjes qëndronte “një agjenci e huaj zbulimi”.

Shumë komentues kanë bërë krahasime midis vrasjes së Khangoshvilit dhe helmimit në vitit 2018 në Angli të ish-agjentit rus Sergei Skripal.

Rusia ka mohuar përfshirjen në ndonjërin prej incidenteve./Insajderi.com.