Dy gjyqtare të Gjykatës Supreme në Afganistan janë vrarë në mëngjesin e së dielës nga disa persona të armatosur, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, transmeton Insajderi.
Të dyja gjyqtaret të cilat ende mbesin të paidentifikuara u qëlluan me armë dhe shoferi i tyre është plagosur, përderisa ishin duke shkuar në punë.
Ky sulm vjen në kohën kur Qeveria e Afganistanit është duke zhvilluar bisedime me përfaqësues të talibanëve për të arritur paqe për vendin, raporton Reuters, transmeton Insajderi.
Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se luftëtarët e saj nuk ishin të përfshirë në këtë sulm.
Ndërsa, presidenti afgan, Ashraf Ghani, me anë të një deklarate të lëshuar ka dënuar sulmet ndaj civilëve nga talibanët dhe grupet e tjera militante.
Këto ditë atje është duke tërhequr trupat ushtarakë edhe SHBA-ja. /Insajderi.com