Dy murgesha kanë pranuar se kanë vjedhur rreth 500 mijë dollar nga një shkollë katolike, për të luajtur kazino në Las Vegas.
Margaret Kreuper dhe Lana Chang u përfshinë në një skandal, të përdorimit të parave të kishës për nevoja personale.
Pas kontrolleve të bëra në këtë kishë, u tha se shuma është rreth 500 mijë dollarë, transmeton Insajderi.
Adrian Alarcon drejtor i zyrës për marrëdhënie me publikun tha se për ta përcaktuar shumën e plotë, ka nevojë për tjera hetime.
Në një letër më vonë të lëshuar nga Kisha u tha se dy murgeshat kanë kërkuar falje për veprimin e tyre.
“Motrat Mary Margaret dhe Lana kanë kërkuar falje”, thuhet fillimisht në letër.
“Duam të ju sigurojmë se hetimet kanë zbuluar se pavarësisht keqpërdorimeve, asnjë student apo program në Shën Jakob nuk ka pësuar ndonjë humbje të burimeve, mundësive dhe inovacioneve arsimore. Në fund edukimi i fëmijëve tuaj nuk do të ndikohet nga kjo ngjarje”, përfundon letra. /Insajderi.com