Dy gola të shënuar, dy kartonë të kuq – Roma vs Atalanta mbyllet në barazim

Dy gola të shënuar, dy kartonë të kuq – Roma vs Atalanta mbyllet në barazim

Roma dhe Atalanta nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Olimpico” në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A, njofton Insajderi.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, teksa Gosens u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të, duke lënë me 10 lojtarë ‘zikaltërit’, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, u ndëshkua edhe Ibanez për romanistët, duke baraspeshuar forcat në fushë.

Për sa i përket sfidës, Malinovski, kaloi i parë në avantazh skuadrën e Gasperinit në minutën e 26-të, ndërkohë që Cristante, barazoi shifrat në të 75-tën, me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke gjetur të papërgatitur, portierin Gollini.

Një rezultat ky që nuk i shkon përshtat asnjë prej të dyja skuadrave. Atalanta nuk arriti të kalonte Milianin, duke mbajtur vendin e tretë me 65 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të katërt, ndërkohë që Roma, mbetet në vendin e shtatë, me 55 pikë, duke iu larguar gjithnjë e më shumë Europës. /Insajderi.com