Në Spanjë janë duke u lakuar dy emra për të zëvendësuar Ronald Koemanin i cili sipas raportimeve të ndryshme do të shkarkohet nga detyra e trajnerit.
Bëhet fjalë për Roberto Martinez dhe Xavi Hernandez të cilët sipas “Mundo Deportivo”, janë kandidtatët kryesorë për të marrë rolin e trajnerit, tranmseton Shqip.com.
“Joan Laporta tani pajtohet me pjesën tjetër të bordit dhe nuk do të pengojë që Xavi të bëhet trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Roberto Martinez është zgjedhja e preferuar e Laporta ndaj Xavit, pasi Martinez konsiderohet më me përvojë se ish-mesfushori i Barçës. Sidoqoftë, bordi është i interesuar për Xavi, i cili besohet se e kupton Barçën më mirë dhe ka bërë punë të mirë si menaxher në Arabinë Saudite” ka shkruar e përditshmja spanjolle.
Arsyet se pse Koeman me shumë gjasë do të pushohet nga punë janë rezultatet e dobëta, sidomos në ndeshjet e fundit, ku në tre takime kanë marrë vetëm dy pikë.
Holandezi e mori “timonin” e Barces në vitin 2020 dhe që atëherë ka fituar një trofe me katalunasit(Copa Del Rey)./Insajderi.com