Wolverhampton Wanderers ka mposhtur Arsenal-in ditën e sotme me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League, njofton Insajderi.
“Topçinjtë”, kaluan të parët në avantazh me Nicolas Pepe në minutën e 32-të, ndërkohë që më parë iu ishte anuluar edhe një gol me VAR, i shënuar nga Saka.
David Luiz, bën ndërhyrje të gabuar në zonë në minutën e 45-të duke i mohuar golin Wolvesit dhe duke shkaktuar penallti, e cila u shndërrua në gola nga Neves, ndërsa mbrojtësi brazilian u ndëshkua me karton të kuq.
Pjesa e dytë nisi përsëri me gola. Me mesfushorin portugez Joao Moutinho që përmbysi rezultatin për “ujqërit” në minutën e 49-të, avantazh që e ruajtën deri në fund.
Ndërkohë në minutën e 72-të, skuadra e Artetës mbeti me nëntë lojtarë, pasi me të kuq u ndëshkua edhe portieri gjerman Bernd Leno, për prekje të topit me dorë jashtë zone.
Arsenali mbetet kështu në vendin e 10-të me 31 pikë, ndërsa Wolves ngjitet në vendin e 13-të me 26 pikë. /Insajderi.com