Djali i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Lapidari është një nga futbollistët e klubit shqiptar, “Kukësi”.
Këtë e ka bërë publike vet Ramiz Lladrovci në deklarimin e pasurisë, edhe pse kjo është tërësisht ilegale.
Lladrovci ka treguar se djali i tij Lapidari ka marrë 30 mijë euro pagë vjetore nga Klubi i Futbollit “Kukësi”.
“Fëmiu im, gjatë vitit 2016 ka qenë pjesë e KF Kukësi dhe pagën vjetore prej 30.000 euro e ka marrë para kesh”, ka shkruar Lladrovci, raporton Insajderi.
Ai nuk ka sqaruar nëse djali i tij ka paguar detyrimet e shtetit e as nëse kjo kontratë ka qenë ligjore, duke marrë parasysh faktin se transaksionet bankare nga klubet duhet të bëhen përmes bankës.
Por nuk është vetëm Lapidari, djali i vetëm i Lladrovcit që nga një klub futbollistik është paguar me para në dorë.
Edhe djali tjetër, Drilon Lladrovci i cili nga ekipi i tij, K.F “Flamurtari” gjysmën e pagave mujore të vitit 2016 e ka marrë kesh ndërsa në pjesën e dytë të vitit është paguar përmes bankës.
“Ndërsa D.Ll pjesën e parë të vitit 2016 pagën nga KF Flamurtari e ka marrë kesh në dorë, ndërsa pjesën e dytë të vitit 2016 e ka marrë përmes kontos.(paga fikse për muaj ka qenë 250euro)”, ka shkruar Lladrovci./Insajderi.com
Ja deklarimi i pasurisë së Ramiz Lladrovcit: Ramiz_Lladrovci 2017