Dy klube nga Premier League interesohen për Januzaj-n

Dy klube nga Premier League interesohen për Januzaj-n

Futbollisti i Real Sociedad dhe kombëtares belge, Adnan Januzaj, mund të ktheht sërish të luajë në Premier League, pasi kanë shfaqur interesim dy klube për shërbimet e anësorit me origjinë nga Kosova, njofton Insajderi.

Media belge “HLN” shkruan se Southampton dhe Brighton Hove Albion interesohen për 25 vjeçarin, i cili dikur spikati si talent te Manchester United.

Përveç kësaj, “basket” e Sociedad do të përfitonin një shumë të konsiderueshme nëse do të pranonin ta shisnin Januzajn. Nëse arrihet shifra 25 milionë euro, anësori shqiptar mund të luajë në një ekip tjetër. /Insajderi.com