Dy lojtarë në NBA infektohen me COVID-19

Dy lojtarë në NBA infektohen me COVID-19

Liga amerikane e basketbollit NBA të enjten bëri të ditur se dy lojtarë dolën pozitivë për koronavirus, njofton Insajderi.

“Nga 558 lojtarë të testuar për COVID-19 që nga 16 dhjetori, dy lojtarë të rinj janë kthyer me teste të konfirmuara pozitive”, tha NBA në një deklaratë.

Në përputhje me protokollet shëndetësore, ata që rezultojnë pozitivë duhet të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen nga virusi.

NBA për vitin 2020-21 ka filluar këtë javë me një format të ri të sezonit të rregullt.

Meqenëse sezoni 2019-20 i NBA-së përfundoi vonë për shkak të pandemisë, sezoni 2020-21 filloi në dhjetor në vend se në tetor.

Koronavirusi e detyroi NBA-në të miratojnë një kalendar të reduktuar me 72 ndeshje për këtë sezon.

Kishte 82 ndeshje të sezonit të rregullt për secilin ekskluzivitet të NBA-së në vitet e mëparshme.

Në vitet e kaluara NBA ka pasur 82 ndeshje brenda sezonit të rregullt. /Insajderi.com