Dy lojtarë të City-it infektohen me COVID-19

Dy lojtarë të City-it infektohen me COVID-19

Manchester City ka njoftuar se dy lojtarët e ekipit, Gabriel Jesus dhe Kyle Walker dhe gjithashtu dy anëtarë të stafit janë infektuar me COVID-19, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Dyshja do të mungojë në ndeshjet që zhvillohet në atë që njihet si “Boxing Day” në Premier Ligë.

City ka ndeshje me Newcastle United, por Walker dhe Jesus në vend të fushës do të jenë në karantinë.

Ata gjithashtu do të mungojnë në ndeshjen kundër Everton, që zhvillohet vetëm dy ditë pas ndeshjes me Newcastle./Insajderi.com