Dy lojtarëve të PSG-së iu grabisin shtëpitë derisa ishin në ndeshje

Dy lojtarëve të PSG-së iu grabisin shtëpitë derisa ishin në ndeshje

Dy lojtarëve të Paris Saint-Germain, Angel di Maria dhe Marquinhos, i është bastisur shtëpia derisa ishin në fushë për ndeshjen ndaj Nantes, të cilën e humbën me rezultat 1:2, transmeton Insajderi.

Di Maria u zëvendësua në minutën e 62-të, menjëherë pasi drejtori sportiv Leonardo lajmëroi trajnerin Pochettinon se shtëpia e lojtarit është grabitur, ndërsa familja e tij ishte brenda.

Me të dalë nga fusha, argjentinasi shkoi menjëherë në shtëpinë e tij, ndërsa grabitësit kishin arritur të marrin një kasafortë dhe disa stoli.

Fillimisht u raportua se familja e tij ishte përdorur si peng derisa u krye grabitja, mirëpo më pas gruaja e Di Marias konfirmoi se ata nuk do të kishin dëgjuar asgjë deri në një moment të caktuar, raporton RMC.

Ndërkohë, Marquinhos luajti për 90 minuta dhe pas ndeshjes mori vesh se edhe shtëpia e tij, ku jetojnë dy prindërit e tij, ka qenë cak i grabitjes.

Fatmirësisht, në të dyja rastet ka pasur vetëm dëme materiale. /Insajderi.com