Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligë

Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligë

Përballja e parë e javës 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, zhvillohet mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit nga ora 17:00.

Vushtrria është pa gjasa sivjet për mbijetesë, kurse tri pikë të reja do ti jepnin siguri edhe më shumë Flamurtarit që aktualisht është në vendin e shtatë në tabelë me 36 pikë, apo pesë më shumë se Trepça ’89 që është në pozitën që bie nga liga.

Prishtinës në anën tjetër i duhen vetëm tri pikë të reja dhe asgjë më shumë.

Çdo rezultat tjetër ndaj Drenicës, do tu shkaktonte shumë probleme bardh e kaltërve në garë për titull.

Aktualisht Prishtina është në vendin e dytë me katër pikë larg Dritës lider, ndërsa Drenica është në vendin e tetë. /Insajderi.com