Dy njerëzit që e bënë ‘superfuqi’ Barcelonën

Dy njerëzit që e bënë ‘superfuqi’ Barcelonën

Ish-lojtari i Barcelonës, Romario da Souza Faria, aktualisht senator në Brazil, ka kujtime shumë të bukura në “Camp Nou”.

Në një intervistë për gazetën “El Mundo”, ai është treguar i ashpër kur ka kujtuar të ndjerin Luis Aragones, me të cilin punoi te Valencia.

“Një budalla, – u përgjigj ai pa u menduar. – Johan Cruyff, – shton Romario, – ishte trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”. Njëkohësisht, Romario e cilëson sulmuesin blaugrana, Neymar, si “emrin e madh të futbollit tani.

“Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City, mendon se është “trajneri më i përgatitur sot për sot.” Kur u pyet të krahasojë ish-klubin e tij me Barcelonën aktuale, Romario vuri në dukje: “Sot, mendoj se Barcelona ka ekipin më të mirë në botë. Por, klubi im ishte edhe më i mirë. Janë kohë të ndryshme, është luajtur futboll ndryshe.

Por, Barcelona sot do të ishte asgjë pa Cruyff dhe Guardiolën më pas. Kam pasur nderin të punoj me të dy.