Dy përballje u konfirmuan, por sa milionë do t’i fitojnë Fury e Joshua?

Dy përballje u konfirmuan, por sa milionë do t’i fitojnë Fury e Joshua?

Të mërkurën është konfirmuar për mediet Britanike se do të zhvillohen dy përballje mes kampionëve të kategorisë së rëndë aktualisht në boks, Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Këtë e bëri me dije menaxheri i Joshua, Eddie Hearn duke thënë se ka marrëveshje për dy përballje mes boksierëve, njëra mendohet të zhvillohet në vitin 2021, e tjetra më 2022.

Siç raporton “Daily Star”, të dy boksierët do t’i ndajnë fitimet përgjysmë.

Nga dy përballjet, boksierët pritet të pasurohen me nga 150 milionë euro, apo me mbi 70 milionë për një përballje. / Insajderi.com