Dy persona humbën jetën në Leipzig të Gjermanisë pasi u përplasën nga makina

Dy persona humbën jetën në Leipzig të Gjermanisë pasi u përplasën nga makina

Një makinë përplasi një grup njerëzish në qytetin lindor gjerman Leipzig, duke vrarë dy persona dhe duke lënë dy të tjerë të plagosur, njoftoi policia, transmeton Insajderi.

Autoritetet besojnë se ky ishte një aksident, ndërkohë mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi incidentin.

Makina drejtohej nga një burrë 50-vjeçar, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.

Nuk ka informacione të menjëhershëm mbi identitetin e viktimave. /Insajderi.com