Dy persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat është rrëzuar pasditen e së hënës si pasojë e një problemi në funksionimin e motorit dhe i cili ra në vendin e quajtur Peloponez, transmeton Insajderi.
Siç raporton ‘Ekathimerini-com’, viktimat nga rrëzimi janë piloti dhe pasagjeri.
“Aeroplani ra herët paradite të hënën, 16 kilometra në lindje të qytetit të Pirgos, në rajonin e Greqisë Perëndimore”, ka raportuar policia.
Zjarrfikësit që nxituan në zonë, të alarmuar nga fshatarët aty pranë, gjetën pilotin dhe pasagjerin të vdekur brenda në bord.
“Ata e kanë gjetur avionin në flakë, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shpëtimin e dy personave”, ka shkruar kjo media.
Policia dhe organet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Insajderi.com