Dy persona të vdekur dhe një i zhdukur pas uraganit meditarian që përfshiu Greqinë

Dy persona të vdekur dhe një i zhdukur pas uraganit meditarian që përfshiu Greqinë

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka humbur pas një stuhie të ngjajshme me urgan që e përfshiu Greqinë.

Mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e përmbytura kur një uragan mediterian i njohur si “medicane” përshiu veriun e Athinës, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Kryeministri Kyrias Mitsotakis ka dërguar tre zyrtarë në regjionet e goditura më së rëndi.

Shërbimet e trenave që ndërlidhin veriun dhe jugun e vendit janë ndërprerë.

Një burrë u gjet i vdekur në farmën e tij dhe një grua në shtëpinë e saj të përmbytur, kanë raportuar mediat lokale. Një grua që ishte në makinën e saj, nuk është gjetur ende, thonë zjarrëfikësit./Insajderi.com