
Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri të enjten në qendër të qytetit Espelkamp të Gjermanisë.
Sipas informacionit të BILD, autori qëlloi ish-in e tij dhe vëllain e saj, transmeton Insajderi.
Akti i parë ndodhi rreth orës 11:15 të mëngjesit, i dyti pak më vonë.
Skenat e krimit thuhet se janë rreth 100 deri 200 metra larg njëri-tjetrit.
“Oficerët gjetën një person me plagë me armë zjarri në zonën e një ndërtese banimi dhe një person tjetër jo shumë larg nga kjo rrugë në një rrugë anësore,” tha një zëdhënës i policisë.
Autori gjendet akoma në arrati.
Agjentët e mjekësisë ligjore janë në vend
Foto: NonStopNews
/Insajderi.com