Dy pritjet e mrekullueshme të portierit të Kosovës që e gëzuan Guardiolën

Dy pritjet e mrekullueshme të portierit të Kosovës që e gëzuan Guardiolën

Arijanet Murici ka pritur dy penallti për ta dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, raporton Insporti.

Koha e rregullt në ndeshjen mes Leicester City e Manchester City, që u zhvillua në stadiumin “King Power Stadium”, përfundoi 1-1 raporton Insporti.

Gjysmëfinalisti i Kupës u mësua pas ekzekutimit te penalltive, aty ku më të saktë u treguan mysafirët, teksa portieri i Kosovës, Arijanet Muric, tregoi forcën duke i pritur dy të tilla.

Muric, i cili pranoi gol nga koha e rregullt, por edhe priti një super goditje, tregoi klasin edhe në ekzekutimin e penaltive, duke i dhënë fitoren skuadrës së Pep Guardiolës.

Kjo ishte ndeshja e tretë që Murici mbron portën e Cityt, por është e qartë se pas këtyre pritjeve, Guardiola mund t’i japë më shumë minuta.