Dy raste pozitive edhe tek ekipi i Gjilanit

Dy raste pozitive edhe tek ekipi i Gjilanit

Pas Dritës, edhe Gjilani është prekur nga Covid 19, pasi janë konfirmuar dy raste brenda klubit.

Drejtori i klubit të Gjilanit, Sevdai Robelli, ka deklaruar se dy rastet janë, nga 10 persona të testuar, ndërsa ka thënë se njëri është lojtar, ndërsa tjetri, pjesë e stafit.

“Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, por me rekomandim të IKSHPK-së, do të izolohen në shtëpitë e tyre – kurse pjesa tjetër e ekipit do të vazhdojë ta kryejë punën për ndeshjen para kualifikuese të Ligës së Evropës”, ka thënë Robelli, transmeton Insajderi.

Gjilani e luan ndeshjen e saj në kuadër të Europa Ligë, me datë 20 gusht, deri atëherë, klubi do të shpresojë të mos ketë raste të reja, e të mos e përjetojnë fatin e njëjtë sit ë skuadrës së Dritës./Insajderi.com.