Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Formacioni më i mirë i javës së 7 të Super Ligës së Zvicrës, i publikuar nga “Blick”, nuk mund të mos kishte pjesë të tij dy futbollistë me origjinë shqiptare që shkëlqyen këtë fundjavë në fushën e lojës.

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Dy futbollistët shqiptarë që u futën në 11-shën më të mirë janë Ezgjan Alioski që paraqitet me Maqedoninë dhe Benjamin Kololli, anëtari i ri i Kosovës.

Kololli shënoi 2 gola në ekstremet e ndeshjes që Lozana fitoi 5-0 ndaj Vaduzit në shtëpi. Ai gjeti rrjetën e parë dhe të fundit të takimit, në minutën e parë dhe në minutën e dytë të shtesës.

Ndërkohë Alioski shënoi golin e parë të Luganos në fitoren 0-2 në transfertën e St. Gallen. Ai gjeti rrjetën në minutën e 6 të takimit.

eygja

Ndërkohë futbollistët shqiptarë të kombëtares kuqezi që luajnë në Zvicër, Xhaka i Bazelit dhe Hyka i Lucernës, nuk u paraqitën në nivelet për të arritur një vend në formacionin e javës. /Insajderi.com