Dy skenarë të konfliktit SHBA-Rusi

Gazeta polake “Misl Polska” ka përshkruar dy skenarë të konfliktit të mundshëm në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Dy skenarë të konfliktit SHBA-Rusi

Skenari i parë nënkupton që ushtria amerikane të kryejë sulm të fuqishëm duke përdorur të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, duke përfshirë edhe armatimin nuklear.

Autori i tekstit konsideron se ky koncept sjellë mjaft rrezik, duke marrë parasysh se Kremlini mund të kryej kundërsulm.

Skenari i dytë përfshinë disa hapa. Detyra kryesore është të futet Rusia në izolim ekonomik. Ky koncept është menduar ashtu që të sjellë deri te ndërrimi i udhëheqjes politike të vendit. Pikërisht ky koncept po zbatohet viteve të fundit, konsideron autori i tekstit.

Gazetari Antonij Kobuszewki thotë se besueshmëria e shpërthimit të veprimeve luftarake është shumë reale, sepse “Uashingtoni mund të ketë urgjentisht nevojë për një luftë relativisht të madhe”.

Për këtë Rusia shikohet si kundërshtari më real, derisa SHBA “do të duheshin ta sundojnë këtë vend së bashku me hapësirën e tij gjeopolitik”.

Gazeta pretendon se Rusia në këto kushte shumë të vështira “ arriti të bëjë disa lëvizje mjeshtërore të shahut” – të arrijë sukses në Siri, t’i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë dhe Izraelin, derisa Uashingtoni “ka përjetuar disfatë poshtëruese në Lindjen e Afërt”./Insajderi.com.