Afganistani do të dërgonte dy atletë në Lojërat Paralimpike në Tokyo, por për shkak të trazirave të shkaktuara në vend kjo gjë do t’u pamundësohet, shkruan Shqip.com.
Shefi i Misionit të Komitetit Paralimpik të Afganistanit, Arian Sadiqi, i cili është në Londër e ka konfirumar këtë gjë në një pronocim për “Reuters”.
“Fatkeqësisht për shkak të trazirave aktuale që po ndodhin në Afganistan, ekipi nuk mund të largohej nga Kabuli në kohë”, tha ai.
Zakia Khudadali e cila ishte femra e parë që do të përfaqësonte vendin e saj në Lojërat Paralimpike, duhet të mbërrinte në Tokyo me atletin e pistës, Hossaim Rasouli më 17 gusht.
Sadiqi tha se ekipi ishte përpjekur të siguronte fluturimin, por çmimet filluan të rriten pasi talebanët morën kontrollin e shumë qyteteve.
“Ata (atletët) ishin vërtet të lumtur para situatës. Ata po stërviteshin ku të mundnin, në parqet dhe kopshtet e tyre”, tha ai.
Lojërat Paralimpike “Tokyo 2020” do të fillojnë më 24 gusht dhe do të mbarojnë më 5 shtator./Insajderi.com