Dy synimet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Dy synimet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Përforcimi i mesfushës, ky do të jetë objektivi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës.

Klubi katalanas tashmë i ka vendosur objektivat dhe dy janë emrat që joshin më shumë në Katalonjë janë Marco Verratti dhe Felipe Coutinho.

Sipas gazetës “Mundodeportivo”, gjatë këtij sezoni, Barcelona ka vuajtur mungesat e vazhdueshme të Iniestas për shkak të problemeve me ligamentet, por edhe Rakitic e Busquets po zhvillojnë një sezon plot dritëhije.

Verratti ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2021 me PSG dhe do të jetë shumë e vështirë që Barcelona ta afrojë pa derdhur shumën që kërkon sheiku Al Khelaifi.

Gjatë ditëve të shkuara, argjenti i italianit ka dhënë disa sinjale inkurajuese për klubet e interesuara duke theksuar se mesfushori nuk ndihet mirë në Francë për shkak të sulmeve të vazhdueshme mediatike edhe pse me klubin dhe tifozët gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer.

Ai shtoi gjithashtu se klubet më të mëdha të Europës e kontaktojnë vazhdimisht dhe nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen mesfushori i skuadrës pariziene të synojë një eksperiencë të re larg Parisit.

Në krahun tjetër, Coutinho duket një objektiv më i arritshëm për Barcelonën pasi Liverpooli nuk është i pathyeshëm kur në adresë të “The Reds” trokasin klube me oferta të rëndësishme. Edhe pse braziliani mbetet një pikë referimi për skuadrën e Klopp, katalanasit mund të gjejnë një zgjidhje të përbashkët duke parë edhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve.

Tre vite më parë Barcelona transferoi në “Camp Nou” Luis Suarez dhe Coutinho mund të jetë një tjetër emër që pasi ka shikuar eksperiencën në qytetin port të zhvendoset në Katalonjë.