Dy të vdekur dhe 39 të lënduar nga tërmeti në Itali

Dy të vdekur dhe 39 të lënduar nga tërmeti në Itali

Një tërmet ka goditur ishullin italian të Ischia, duke vrarë dy gra dhe duke lënë të plagosur 39 të tjerë.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë shtatëmuajsh, derisa po punojnë për të shpëtuar edhe  dy vëllezërit e tij, thonë zyrtarët. Prindërit e tyre arritën të dalin të gjallë.

Tërmeti i magnitudës 4.0 goditi të hënën në orën 20:57, duke dëmtuar një kishë dhe spitalin.

Ishulli, jashtë brigjeve të Napolit, ka një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh dhe është shumë popullor me turistët.

Shumë njerëz po hanin në restorante, kur tërmeti goditi, në një thellësi prej rreth 5 km (3 milje) në veri të komunës së Casamicciola.

“Një përvojë e tmerrshme, gjithçka po lëkunde, u zhyt në errësirë, shtëpitë po shembeshin … një makth”, shkroi një person në Twitter.

“Isha në shtrat duke shikuar televizor, filluan dridhjet dhe diçka më rënë në kokë, bërtita dhe nëna më kapi dhe dolëm jashtë”, thotë një dëshmitar.