Një zjarr masiv ka kapluar Spitalin Universitar Bergmannsheil në qytetin Bochum, në veri-perëndim të Gjermanisë.
Si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur dy persona njofton policia gjermane.
Kurse shtatë nga 15 të lënduarit janë në gjendje kritike, shkruan Reuters.
Zjarri pothuajse ka shkatërruar plotësisht katin më të lartë të ndërtesës së spitalit, ndërsa 128 persona janë evakuuar nga spitali pas shpërthimit. Raportohet se tani zjarri është nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve.
Spitali Universitar Bergmannsheil është një nga spitalet më të mëdha në këtë zone, I cili është themelua në vitin 1890.