Gjatë një ahengu të organizuar në New York, policia njoftoi për vrasjen e dy personave, raporton CNN, transmeton Insajderi.
Sipas autoriteteve amerikane, në parti u shprazën 40 fishekë, duke lënë të vdekur dy persona, dhe shumë të tjerë të lënduar.
Festa kishte filluar të shtunën herët në mëngjes, në Rochester. Në vendin ku ishte organizuar festa, të ftuarit kishin bërë ftesa tjera për të ftuar persona tjerë për festën, kështu duke u rritur numri i personave të ftuar, deri sa kishte dalur festa jashtë kontrollit. Nga të ftuarit, tre apo katër persona kishin pushkë tha kapiteni Frank Umbrino.
Dy personat e vrarë, dhe 14 personat e lënduar ishin persona të moshës rreth 20 vjeçare.
Policia kur arriti në vendin e ngjarjes, kanë parë persona 100-200 vetë duke ikur në këmbë dhe me automjete.
Viktimat nuk jetonin në vendin ku ndodhi krimi, dhe sipas policisë, ata nuk ishin cak i vrasësve. Sipas tyre, nuk dihet akoma motivi i krimit. /Insajderi.com