
Një grup i armatosur me armë ka sulmuar qendrën e bursës në Karachi, qytet në jug të Pakistanit, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe lënduar të tjerë, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Sulmuesi u fut me furi në ndërtesë pasi fillimisht lëshojë një grantë dore në hyrjen kryesore të ndërtesës.
Raportet e fundit citojnë policinë një numër i personave të armatosur është vrarë dhe se sulmi po vazhdon.
Ende nuk është e qartë se sa persona të armatosur janë dhe kush janë ata.
Nga Bursa e Pakistanit është thënë me anë të një deklarate se situata është ende e paqartë.
Drejtori i Bursës, Abid Ali Habib tha se të armatosurit erdhën nga parkingu i veturave “dhe hapën zjarr”./Insajderi.com