Në Austri ka ndodhur një sulm makabër terrorist. Deri më tash janë raportuar katër të vrarë.
Grupi i armatosur terroristësh dyshohet se sulmin e kishin bërë me motive “fetare”, në një kohë rritje tensioni për shkak të karikaturave për profetin Muhamed.
Por, dy djem turqë, Mikail Ozen dhe Recep Tayyip Gultekin, kanë arritur të shpëtojnë një grua plak si dhe ta dërgojnë në ambulancë një polic të plagosur nga terroristët.
Përmes rrjeteve sociale shumë myslimanë janë distancuar nga vrasësit të cilët hapën zjarr në kryeqytetin austriak, të hënën.
“Ky nuk është Islami”, ishte komenti i shumë myslimanëve austriakë dhe atyre që jetojnë në Evropë, por edhe në botë.
Kujtojmë se përpos Austrisë, këto ditë Franca është përballur me disa sulme rresht. /Insajderi.com