Dy vajza italiane provokojnë ministrin e brendshëm Italian Salvini.

Dy vajza italiane provokojnë ministrin e brendshëm Italian Salvini.

Ministri i brendshem Italian , Matteo Salvini nuk është një njeri liberal.

Udhëheqesi i partisë së djathtë Lega Nord përfaqeson vlera konservatore dhe për këtë arsye ai mund të mos ketë pëlqyer që këto dy vajza të reja shkuan për ta përgëzuar atë por këtë rast e shfrytëzuan për një foto demostrative duke u puthur.

Ngjarja ka ndodhur ne Caltanisseta. Gaia Parisi dhe Matilde Rizzo janë dy vajza 19 vjeçare nga qyteti i Sicilisë të cilat poashtu merren me të drejtat e homoseksualeve. Ato morën pjesë në një ngjarje me minstrin Salvini dhe i kërkuan atij një selfie.

Ministri pranoi dhe vajzat kapen momentin e duhur dhe u puthën.

Ato thonë se “”Ne donim të jepnim një mesazh dashurie dhe tolerance për gjuhën dhe qëndrimin e urrejtjes që politikanët si Matteo Salvini vazhdojnë të përhapin”, tha Gaia Parisi për CNN.

Sigurimi ndërhyri menjëherë për të ndarë dy vajzat, por fotoja gjithsesi u shpërnda në gjithë botën.

Salvini u mundua të mbajë në kontrollë situatën duke i uruar vajzat gjitha të mirat dhe si “qift” ju uroi të ardhmen me femije (meshkuj).

Ai gjithashtu postoi foton me vajzat në rrjetin social Instgram me mbishkrim “ përshendetje dhe paqe”.