Dybala i kërkon Juventusit 15 milionë euro në vit – ndryshe ikën

Dybala i kërkon Juventusit 15 milionë euro në vit – ndryshe ikën

Juventusi do ta ketë të vështirë ta mbajë Paolo Dybalan në Torino, shkruan Calcio Mercato, njofton Insajderi.

Argjentinasi, të cilit kontrata aktuale i skadon në vitin 2022, dëshiron kontratë të re që ia siguron 15 milionë euro fitime vjetore.

Por, Juve i ka thënë Dybalas se mund t’ia ofrojnë vetëm 10 milionë në këtë kohë të krizës ekonomike për shkak të pandemisë./Insajderi.com