Paulo Dybala dje do të kishte merituar edhe golin personal, duke qenë se ishte autor i një ndeshjeje monumentale, pasi vrapoi shumë kilometra, ofroi driblime dehëse, asistoi Moratën, që më shumë ia “grabiti” golin argjentinasit mbi vijën fatale dhe në fund dha një sinjal të fortë se Juventusit duhet të vazhdojë të besojë ende te numri 10 i tij, njofton Insajderi.
Kur 27 vjeçari është në formën maksimale mund ta zëvendësojë dhe të bëjë që të mos ndihet as mungesa e Cristiano Ronaldos në fushë, siç ndodhi edhe dje. “Jam krenar për skuadrën time dhe që jam pjesë e këtij grupi dhe e këtij klubi”, tha fillimisht sulmuesi argjentinas.
“Sforco që bëmë deri në sekondën e fundit të këtij sezoni të ndërlikuar u shpërblye në fushë. Prandaj, dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua dhe Juventusin. Forca, të gjithë deri në fund”, postoi Dybala. /Insajderi.com