Dyshime për trafik droge, shantazhe dhe tortura: Mbyllet stacioni i karabinierëve italianë

Një grup i policisë ushtarake Carabinieri janë arrestuar dhe stacioni i tyre policor u mbyll pasi hetuesit zbuluan një seri krimesh të supozuara që po ndodhnin në kazermë.

Dyshime për trafik droge, shantazhe dhe tortura: Mbyllet stacioni i karabinierëve italianë

Karabinierët në qytetin verior të Piacenza dyshohen për trafik droge, shantazhe dhe tortura, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Rasti ka shokuar prokurorët dhe banorët në qytetin verior italian.

“Ne jemi të paprekshëm”, thuhet se njëri prej të dyshuarve i tha një kolegu në një përgjim policie.

Prokurori vendor Grazia Pradella tha “asgjë që ndodhi në atë kazermë nuk ishte e ligjshme – ata ishin kriminelë.”

Akuzat u lexuan si faqet e një romani të krimit, dhe shumë prej veprave penale ndodhën në javët kur Italia hyri në bllokim të pandemisë, edhe pse operacioni policor filloi në vitin 2017.

Ajo e krahasoi ato që ndodhën në kazermë me praktikat e sindikatave të krimit të organizuar.

Të dyshuarit që u sollën për marrje në pyetje u keqtrajtuan dhe madje u torturuan. Një foto e lëshuar për media tregoi një të ndaluar në pranga dhe këmbë të zhveshura me hundë të përgjakur.

One picture showed a man who had clearly been mistreated in custody

Prokurori tha se Carabinieri në kazermat e Levantës dyshohej për tregtim droge, marrje të pasurive të vjedhura, zhvatje, arrest pa leje, përvetësim dhe shpërdorim të detyrës. Ndërsa 12 persona ishin nën hetim, pesë persona u arrestuan dhe një u vë në arrest shtëpie.

Zbulimet rrezikuan të dëmtonin imazhin e 110,000 burrave dhe grave që bënë çmos çdo ditë për të mbështetur vlerat e forcës paramilitare, tha ministri i mbrojtjes i Italisë. /Insajderi.com