
Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez nuk e kanë të ardhmen e tyre tek Interi sezonin e ardhshëm, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, klubi zikaltër po mendon të largojë të dy lojtarët pasi paga e tyre është relativisht e lartë për financat momentale të skuadrës nga Milano.
Vidal për fiton 6,5 milionë euro në sezon ndërsa kiliani tjetër Sanchez 7 milionë euro, shifra tepër të larta sidomos në kohën e pandemisë globale të COVID-19, ku buxheti i shumë klubeve është ulur ndjeshëm.
Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por dyshohet shumë se të dy lojtarët do të pranojnë të paktën të ulin ndjeshëm pagën. /Insajderi.com