Dyshohet për trafikim droge, arrestohet gruaja e ‘El Chapos’

Dyshohet për trafikim droge, arrestohet gruaja e ‘El Chapos’

Gruaja e El Chapos – bosit meksikan të kartelit të drogës, Emma Coronel Aispuro, është arrestuar në Virxhinia, si e akuzuar për trafikim të drogës, transmeton Insajderi.

Ajo akuzohet edhe për komplot të arratisjes të bashkëshortit të saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, më 2015 përmes një tuneli milje të gjatë nga burgu i sigurisë së lartë në Altiplano të Meksikës, raporton ‘The Guardian’.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë se Coronel kishte bashkëpunuar me fëmijët e “El Chapos” për të organizuar arratisjen, derisa thuhet se kishte kryer blerjen e një toke afër burgut, armë të zjarrit dhe kamion të blinduar.

Departamenti i Drejtësisë në ShBA njoftoi se zonja Coronel Aispuro pritet të paraqitet në një gjykatë federale përmes video-lidhjes.

“El Chapo” është duke e vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në Nju Jork pasi është shpallur fajtor për trafikim të drogës dhe pastrim të parave.

Burri 63 vjeç dikur ka qenë shef i grupit mafioz “Sinaloa”, për të cilin zyrtarët thonë se ka qenë furnizuesi më i madh i drogës në Shtetet e Bashkuara. /Insajderi.com