
Sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ka ndodhë një vrasje e trefishtë, shkruan Insajderi.
Dorasi ka vrarë gruan, renë e pastaj edhe vetën. Sipas dëshmitarëve të rastit, mësohet se dorasi kishte probleme mendore dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ai tentonte të vriste gruan.
Siç mëson Insajderi, ngjarja ka ndodhur në sy të një fëmijë.
Rastin për Insajderin e kanë konfirmuar edhe policia dhe prokuroria të cilët janë në vendin e ngjarjes.
Insajderi, do të iu mbajë të informuar gjatë tërë kohës për këtë ngjarje./ Insajderi.com