Ka dyshime për të infektuar me Coronavirus në Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut ka raportuar atë që e përshkruan si rastin e parë të dyshuar me Coronavirus.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se një person në javën e kaluar u kthye përtej vijës së demarkacionit dhe kishte simptoma të COVID-19.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un zhvilloi një takim urgjent me zyrtarë të lartë të shtetit, duke imponuar një bllokim në qytetin kufitar të Kaesong, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.
Koreja e Veriut, një shtet i izoluar, kishte thënë më herët se nuk kishte raste me COVID-19.
“Një ngjarje emergjente ka ndodhur në qytetin Kaesong, ku një arratisje që shkoi në jug tre vjet më parë, një person që dyshohet të jetë infektuar me virusin e mbrapshtë u kthye në 19 korrik pasi kaloi në mënyrë të paligjshme linjën e demarkacionit”, tha agjencia e lajmeve KCNA.
Kim Jong, urdhëroi një “sistem maksimal urgjence” që të kontrollohet Coronavirusi. /Insajderi.com/