Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, në tamponin e bërë për Covid-19, ka rezultuar me pozitiv, njofton Insajderi.
Njoftimin për infektimin e lojtarit me koronavirus, e ka bërë publik vet lojtari, në faqen e tij në Facebook.
“️Përshëndetje për të gjithë. Fatkeqësisht, jam pozitiv për koronavirus dhe do të më duhet të kaloj një periudhë të caktuar në karantinë. Nuk kam asnjë simptomë, por jam i detyruar të izolohem nga bashkëlojtarët në periudhën e ardhshme, por jam me mendje dhe zemër me ta. Përpara djema, Forzza Roma!!”, ishin fjalët e sulmuesit boshnjak.
Në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Cluj në Europa Ligë, Dzeko nuk u aktivizua asnjë minutë, ndërsa do të jetë mungesë e Romës edhe në ndeshjen e Serie A, që Roma e luan kundër Genoa-s të dielën. /Insajderi.com