
Udhëheqësi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se e ardhmja e David Alabas është krejtësisht në dorën e tij, shkruan Goal, njofton Insajderi.
Ndërsa drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka thënë se pret që Alaba të largohet nga klubi, meqë ai nuk e pranoi ofertën e fundit për rinovim të kontratës.
Nëse Alaba nuk nënshkruan kontratë të re, atëherë ai do të jetë transfer i lirë nga vera e vitit të ardhshëm./Insajderi.com